Administrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka planifikuar të lëshojë licenca për kompanitë vendore të cilat duan t’i shesin teknologji dhe produkte gjigantit kinez Huawei.
Siç raporton New York Times, përcjell Telegrafi, SHBA-ja i vendosi sanksione prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve të telekomunikacionit në fillim të këtij viti duke ja ndaluar Huawei të bëjë biznes me kompanitë amerikane.
Huawei u akuzua për spiunazh në llogari të regjimit komunist të Kinës dhe konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare nga Washingtoni, por firma kineze vazhdimisht i ka mohuar akuzat.
Administrata e presidentit Donald Trump i dha Huaweit një licencë të përkohshme në muajin maj, e cila u rinovua edhe për 90 ditë të tjera më 19 gusht, por qeveria mori mbi 100 aplikime në majin gusht për licenca edhe pse asnjëra nuk është autorizuar. New York Times thotë se Trump ka dhënë dritën jeshile për këto licenca.
Ekspansioni i kompanisë nga ana tjetër shihet edhe si ambicie e Kinës për t’u bërë lojtar dominant në 5G. Kompania kineze është përpjekur të distancohet nga teknologjia amerikane. /Telegrafi/