Pentagoni thotë se liderët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS) kanë filluar të arratisen nga qyteti sirian Raqqa derisa luftëtarët kurdë që e kanë mbështetjen amerikane kanë shtuar sulmet ndaj caqeve të ISIS-it në këtë qytet.
“Ne po shohim se si shumë liderë të rëndësishëm të ISIS-it, shumë nga burokratët e tyre…kanë filluar të largohen nga Raqqa”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis.
Ai ka thënë se disa pjesëtarë të ISIS-it janë në arrati në drejtim të lindjes përgjatë lumit Eufratë, pasi që “fundi është afër në Raqqa”.
Pentagoni thotë se eksodi është shenj se përpjekja për izolimin e ekstremistëve në kryeqytetin e vetëshpallur të ISIS-it, Raqqa është duke dhënë rezultate.
Megjithatë, Pentagoni nuk e parashikon kolapsin e grupit militant, ndërsa analistët thonë se ata presin betejë të gjatë për Raqaa.
Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane thotë se koalicioni ka kryer 17 sulme ajrore më 16 shkurt, duke pasur cak zonat e ISIS-it.
Pentagoni thotë se sulmet kanë shkatërruar tunelet, tre pozicione të luftëtarëve, tri ndërtesa të ISIS-it, dy depo armatimi, dy shtabe të IS-it, një urë dhe caqe të tjera.