Ushtria amerikane tha se ka testuar me sukses një armë hipersonike, e aftë për shpejtësi më të madhe se pesëfishi i shpejtësisë së zërit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, testi, i cili ndodhi javën e kaluar, ishte testi i parë i suksesshëm i Konceptit të Armëve “HAWC” që nga viti 2013, tha Pentagoni të hënën.
Raketa, e cila është ndërtuar nga Raytheon dhe motori punon duke “ngjeshur ajrin me karburant hidrokarbure”, e aftë të arrijë mbi 1,700 metra në sekondë, ose pesë herë nga shpejtësia e zërit.
Raytheon e përshkruan testin si “historik”, duke zbuluar se kompanitë mbeten në rrugën e duhur për të dorëzuar një sistem prototip në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.
Nënkryetari i Teknologjisë së Avancuar në Raytheon Missiles&Defense, Colin Whelan, tha se suksesi i testit fillestar “hap rrugën për një sistem hipersonik të përballueshëm dhe me rreze të gjatë në të ardhmen e afërt për të forcuar sigurinë kombëtare”. /Telegrafi/