Site icon Telegrafi

SHBA tejkalon 30 milionë raste me coronavirus

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milionë raste të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë, sipas vlerësimeve të Universitetit Johns Hopkins.

Që nga ora 3 e mëngjesit, sipas kohës sonë lokale, të paktën 30,009,773 persona janë infektuar me coronavirus dhe 545,237 kanë ndërruar jetë në SHBA.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera amerikan, si dhe raste të riatdhesuara, raporton cnn.

Ndryshe, të paktën 169,223,125 doza vaksinash janë shpërndarë dhe të paktën 107,060,274 doza totale janë administruar, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të paktën 85,472,166 njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe të paktën 46,365,515 njerëz tani janë plotësisht të vaksinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version