Telegrafi

SHBA tejkalon 19 milionë raste me COVID-19

Shirley, N.Y.: Nurse practitioner Deborah Beauplan administers a COVID-19 swab test at a drive-thru testing site set up for Suffolk County employees and their families at Smith Point Park in Shirley, New York on December 19, 2020.

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë zbardhur të dhënat më të reja rreth pandemisë.

Ka pasur të paktën 19,000,572 raste të coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, raporton cnn.

Gjithashtu është bërë e ditur se të paktën 332,145 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Ndërkohë, pas paraqitjes së variantit të ri të COVID-19, Anthony Fauci pohoi se nuk ka të dhëna se është më i rrezikshëm.

“Natyrisht, kjo është diçka që ne gjithmonë e marrim seriozisht dhe ka të bëjë me sa herë që ju merrni një mutacion, por unë mendoj se publiku amerikan duhet të kujtojë dhe të kuptojë se këto janë viruse të ARN-së dhe vazhdimisht shndërrohen. Shumica e kohës mutacionet nuk ato kanë një rëndësi funksionale”, tha mjeku për CNN-in. /Telegrafi/