Për të parën herë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur sanksione ndaj liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Ky vendim vjen pas akuzave ndaj tij dhe 10 zyrtarëve të tjerë të këtij shteti për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut, ku sipas një raporti të Departamentit të Shtetit, thuhet se Kim është përfshirë në vrasje pa vendime gjyqësore, punë të detyruar dhe tortura, transmeton KosovaPress.
Njoftimi i sotëm nga Departamenti i Thesarit është përpjekja e fundit për të shtuar presionin ndaj këtij regjimi, ndonëse ende nuk është e qartë se çfarë sakt pritet të arrihet me këto sanksione.