Site icon Telegrafi

SHBA-të urojnë Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin në NATO

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO, si anëtarja e 30-të.

Zëdhënësja e DASH Morgan Ortagus, përmes një video-mesazhi thotë se Maqedonia e Veriut ka treguar përkushtim në rrugën euroatlantike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht anëtare e NATO-s

“Sot mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtarja e 30-të në Aleancën e NATO-s. Urojmë qytetarët për këtë moment të rëndësishëm. Maqedonia e Veriut ka treguar qartë përkushtimin e saj për vlerat tona. Maqedonia e Veriut ka kontribuar me thuajse 4 mijë ushtarë në operacione të ndryshme të NATO-s prej vitit 2002. Këto trupa kanë luftuar së bashku me ata amerikan në Irak dhe Afganistan për mposhtjen e kalifatit të ISIS”, thotë Morgan Ortagus.

Ajo më tej shton se SHBA-të do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Maqedoninë e Veriut në fushën e sigurisë./Telegrafi/

Exit mobile version