Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë “masakruar” sërish Nigerinë në basketboll, ashtu siç bënë 4 vite më parë, në miqësoren e fundit para nisjes për në Rio de Janeiro, për Lojërat Olimpike.
Rezultati 110-66 i një ndeshjeje pa histori, ashtu siç kanë qenë edhe tri të tjerat e yjeve të NBA ndaj Argjentinës, Kinës dhe Venezuelës.
Në këto ndeshje kanë realizuar mesatarisht 102.8 pikë, duke konfirmuar se do të jenë ata me shumë mundësi fituesit e medaljes së artë.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Carmelo Anthony me 19 pikë, ndërkohë që DeAndre Jordan dhe DeMarcus Cousins dominuan lojën poshtë tabelës si gjithmonë. /TCH/
https://youtu.be/6KYySULchog