Programi që përfshin mbikëqyrjen e vetive të ardhshme (Future Attribute Screening Technology – FAST) tashmë është testuar mbi një grup të zyrtarëve qeveritarë, të cilët vullnetarisht kanë pranuar të marrin pjesë në eksperiment.
Sistemi mat pulsin, temperaturën e trupit, frymëmarrjen, shprehjet e fytyrës, lëvizjet e trupit, zgjerimin e bebëzave dhe shembujt tjerë të sjelljeve ndryshimet tek të cilat sugjerojnë se personi i caktuar do të kryej një krim. Sistemi sipas të gjitha gjasave do të përdoret në aeroporte, kufi dhe vende publike me një numër të madh të njerëzve.
Fox News raportoi se të dhënat deri te analistët barten përmes njësive mobile dhe pastaj përdoret “sistemi për njohjen, përkufizimin dhe matjen e shtatë emocioneve primare dhe shenjave emocionale të cilët pasqyrohen me shtrëngimin e muskujve të fytyrës.
Testi i parë është kryer në një lokacion sekret në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Ministrisë së sigurisë shtetërore, në pyetje ka qenë një aeroport, por është thënë se bëhej fjalë për një “vend të madh që ishte i përshtatshëm për vendosjen e operacionit”.
Grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë quajtur këtë sistem “qasje pseudo-teknologjike” dhe kanë shprehur brengat për mundësinë e dëmtimit të privacisë së individëve.