SHBA-të testuan në mënyrë të suksesshme një armë hipersonike, e cila fluturoi në shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e zërit.
Ky test vjen vetëm një muaj pasi që Rusia e testoi raketën e saj hipersonike Satan 2.
Forcat Ajrore të SHBA-ve përdoren një aeroplan bombardues B-52 për ta lëshuar Armën e Reagimit të Shpejtë (ARRS) që lëshohet nga ajri, të shtunën që lamë pas, pak kilometra larg bregut të Kalifornisë Jugore, përcjell Telegrafi.
“Pas lëshimit nga aeroplani, pjesa shtytëse e ARRS u ndez dhe u dogj për një kohë të caktuar, duke arritur shpejtësi hipersonike, pesë herë më të madhe se ajo e zërit”, është thënë në një deklaratë publike të lëshuar nga Forcat Ajrore. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cdvDhs4jCNQ