Telegrafi

SHBA-të të përkushtuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës

USAID Kosova ka nisur programin “EMPOWER Private Sector”, për të punuar me bizneset kosovare në mënyrë që t’ju ndihmojë të krijojnë vende të reja pune dhe të bëhen konkurrues në rajon.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga përfundimi i konfliktit 15 vite më parë, kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë fuqimisht të angazhuara për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Në fakt, e gjithë puna jonë këtu ka të bëjë me ndërtimin e një ekonomie me prosperitet, të drejtë e të zhvilluar, që janë edhe bazamenti i një demokracie të qëndrueshme. Përpjekjet tona për të promovuar një shoqëri aktive civile, ulje të korrupsionit, dhe për të avancuar statusin e femrës… kanë për synim zhvillimin ekonomik”, tha ambasadorja amerikane në Kosovës, Tracey Ann Jacobson. /Telegrafi/