Nga ambasada amerikane në Shkup, njoftojnë se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë njoftim zyrtar për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Ne do të fillojmë që ta përdorimi emrin e ri dhe do të fillojmë procesin e ndryshimit të referencave në faqet e internetit, letrat zyrtare dhe në të gjitha vendet tjera”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së./Telegrafi/