Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan ndihmën prej 110 milionë euro për katër vendet e Ballkanit Perëndimor për blerjen e armëve, si pjesë nga programi ERIP për të zëvendësuar sistemet luftarake të Bashkimit Sovjetik me armë me origjinë perëndimore.
Siç njoftoi portali për siguri ballkanike (portali hulumtues i gazetarëve dhe redaktorëve nga EJL për temat e mbrojtjes dhe sigurisë) Pentagoni do të financojë pjesërisht blerjen e automjeteve luftarake për Ushtrinë e Maqedonisë e Veriut dhe Kroacisë, si dhe për helikopterë të shumë sferave për Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë.
Programi ERIP (European Recapitalization Incentive Program) është ngritur nga qeveria e SHBA-së në vitin 2017 me një buxhet fillestar prej 190 milionë dollarësh për të ndihmuar qeveritë e gjashtë vendeve të Evropës Lindore për të zëvendësuar teknologjinë sovjetike në armatimin e tyre.
“25 milionë dollarë nuk janë të mjaftueshme për të zëvendësuar, por është e mundur të bëhet modernizimi më i avancuar nga Bredlit e disponueshëm ose M113 të përdorur. Gjithashtu është e mundur të blini automjete të reja luftarake të këmbësorisë me origjinë amerikane, të cilat do të rrisin ndjeshëm aftësitë operacionale të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga rrjetit i sigurisë ballkanike./Telegrafi/