Pas sulmeve të SHBA-ve ndaj një baze ajrore siriane, Rusia ka kërkuar takim të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke thënë se ky sulm shkel rregullat ndërkombëtare dhe dëmtoi shumë marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov është cituar nga agjencitë ruse të lajmeve të thotë se lideri rus e cilëson sulmin amerikan në Siri “si agresion ndaj një shteti sovran”.
“Është një agresion ndaj një shteti sovran me pretekst të sajuar dhe një përpjekje cinike për të shpërqendruar botën nga vdekjet e civilëve në Irak”, ka thënë Peskov.