Telegrafi

SHBA: Të sqarohet “21 Janari”

Një deklaratë e tillë vjen në prag të përvjetorit të dytë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ambasada e SHBA-ve e konsideron dhunën e shtetit ndaj qytetarëve si të pafalshme dhe thekson se të gjithë ishin viktima të asaj.

“Në përvjetorin e dytë të ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011, ambasada e Shteteve të Bashkuara iu shpreh përsëri ngushëllimet e saj familjarëve të atyre që u vranë dhe lënduan. Të gjithë ishin viktima të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme. Tani më shumë se kurrë, ka nevojë për shpjegim të plotë të ngjarjeve të 21 janarit nëpërmjet një procesi të besueshëm gjyqësor, të lirë prej ndërhyrjeve politike. Në këtë ditë përkujtimi paqësor, iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë dhe institucioneve të qeverisë që të punojnë pa pushim për të frymëzuar popullin shqiptar që të besojnë në demokracinë e tyre duke forcuar sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/