Telegrafi

SHBA, të shtëna me armë zjarri edhe në Ohio, 10 të vdekur

Pas sulmit në Teksas, policia amerikane është duke u përballur edhe me një sulm tjetër me armë zjarri që ka ndodhur në Dayton të Ohio-s.

Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnatës dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lexo po ashtu Mbi 20 të vrarë nga të shtënat me armë në Teksas

I dyshuari për kryerjen e këtij akti është në mesin e viktimave që humbën jetën, shkruan Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Ky sulm vjen vetëm disa orë pas masakrës së Teksasit, ku për pasojë humbën jetën 20 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.