Pas sulmit në Teksas, policia amerikane është duke u përballur edhe me një sulm tjetër me armë zjarri që ka ndodhur në Dayton të Ohio-s.
Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnatës dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
I dyshuari për kryerjen e këtij akti është në mesin e viktimave që humbën jetën, shkruan Washington Post, transmeton Klan Kosova.
Ky sulm vjen vetëm disa orë pas masakrës së Teksasit, ku për pasojë humbën jetën 20 persona dhe u plagosën 25 të tjerë.