Në internet është shfaqur një video e testimit të bombës së fuqishme GBU-57, që hidhet mbi sipërfaqen e tokës me ndihmën e aeroplanit.
Kjo bombë është hedhur nga aeroplani bombardues i ushtrisë amerikane B-2 Spirit, që ishte nisur nga baza ajrore në Missouri, transmeton Telegrafi.
Ajo peshon 14 tonë dhe është e mbushur me 2.5 tonë eksploziv dhe ka kapacitete të depërtojë deri në 61 metra thellësi nën tokë, kurse mund të transportohet vetëm me bombarduesin B-2.
Në prill të vitit të kaluar SHBA-të e kanë përdorur bombën GBU-43/B në Afganistan, e cila edhe ka marrë emrin “nëna e të gjitha bombave”.
Sipas të dhënave të Pentagonit, shpërthimi i kësaj bombe kishte lënë të vdekur 36 terroristë, e në anën tjetër terroristët pretendonin se nuk kishte pësuar humbje të mëdha nga hedhja e kësaj bombe. /Telegrafi/