Site icon Telegrafi

SHBA do të sekuestrojë aeroplanin në vlerë 90 milionë dollarë të “njeriut më të pasur në Duma” të Rusisë

Prokurorët federalë kanë marrë masa për të sekuestruar një “Airbus A319” prej 90 milionë dollarësh të përdorur si aeroplan privat privat nga një biznesmen dhe parlamentar rus i njohur si “njeriu më i pasur në Duma”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrei Skoch ka qenë anëtar i parlamentit kombëtar të Rusisë që nga viti 1999 dhe nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2018 për shkak të “lidhjeve të tij të gjata me grupet e organizuara kriminale ruse, duke përfshirë kohën e kaluar në drejtimin e një ndërmarrje të tillë”, sipas Departamentit të Thesarit.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, SHBA-ja vendosi sanksione të mëtejshme kundër Skoch dhe aseteve të tij për “mbështetje të përpjekjeve të Kremlinit për të shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Sipas prokurorëve federalë, aeroplani privat aktualisht ndodhet në Kazakistan.

Skoch është pjesërisht pronar i kompanisë së çelikut Lebedinsky Mining, e cila tani është pjesë e konglomeratit Metalloinvest.

Task-forca KleptoCapture e Departamentit të Drejtësisë po synon oligarkët rusë të sanksionuar dhe pasuritë e tyre për mbështetjen e tyre për luftën e paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës.

Ndërkohë “56-vjeçari, babai i 10 fëmijëve, tashmë e ka zhvendosur superjahtin e tij prej 156 milionë dollarësh, Madame Gu, në Dubai për të shmangur konfiskimin e tij”, sipas The Associated Press.

Skoch aktualisht ka një vlerë prej 6.2 miliardë dollarësh, sipas listës së miliarderëve në botë të Forbes. /Telegrafi/

Exit mobile version