Site icon Telegrafi

SHBA-të regjistruan 1,707 vdekje nga coronavirusi: Numri më i lartë ditor në 6 muajt e fundit

Me këtë ritëm, coronavirusi po vret të paktën një amerikan çdo minutë të ditës.

Të paktën 1,707 vdekje të reja nga COVID-19 u raportuan të martën, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Ky është numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga 14 maji.

Dhe vetëm do të përkeqësohet, tha Dr. Jonathan Reiner, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit “George Washington”, raporton cnn.

“Numri i tmerrshëm i vdekjeve që pamë dje në Shtetet e Bashkuara … pasqyron numrin e njerëzve që ishin infektuar tre javë më parë – dy deri tre javë më parë, sepse kjo është vonesa”, tha Reiner.

“Mesatarisht, dy ose tre javë më parë, ne po shihnim 70 mijë deri 80 mijë (të reja) raste në ditë. Dje, kishte rreth 155 mijë (raste) të reja. Pra, nëse jeni të alarmuar për 1,700 vdekje sot, dy deri në tre javë nga tani, ne do të shohim tremijë vdekje në ditë”. /Telegrafi/

Exit mobile version