Site icon Telegrafi

SHBA-të ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas rezultateve të votimit të publikuara në faqen e internetit të Senatit Amerikan, “për” kanë votuar 84, ndërsa vetëm dy senatorë kanë qenë “kundër”. Kurse nuk kanë votuar 14 senatorë.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, e kanë ratifikuar shumica e vendeve anëtare, ndërsa i paqartë mbetet ratifikimi nga Spanja.

Pas ratifikimit nga të gjitha vendet anëtare, këtë do të duhet ta bëjë edhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me çka shteti edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version