Forcat Ajrore të SHBA-së po planifikojnë të zbulojnë aeroplanin më të avancuar të krijuar ndonjëherë në fillim të muajit të ardhshëm, pasi shpenzuan rreth 203 miliardë dollarë për programin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bombarduesi B-21 Raider do të zbulohet në objektin Northrop Grumman në Palmdale, Kaliforni, më 2 dhjetor.
Bombarduesi ishte projektuar për të kryer bombardime me rreze të gjatë dhe misione bërthamore duke përdorur teknologji të “gjeneratës së fundit”.
Siç vënë në pah mediat, aktualisht janë duke u ndërtuar gjashtë bombardues në Palmdale me kosto rreth 2 miliardë dollarë për aeroplan.
Ata pritet të fluturojnë në vitin 2023.
Forcat Ajrore dhe Northrop filluan zhvillimin e bombarduesit në vitin 2015 pasi kompania e hapësirës ajrore dhe e mbrojtjes fitoi kontratën për projektimin dhe prodhimin e aeroplanit.
Aeroplani i avancuar mori emrin e Doolittle Raiders – një ekip i ekuipazhit të bombarduesve B-21 nga Lufta e Dytë Botërore të njohur për guximin e tyre.
Përfaqësuesit për Northrop e quajtën B-21 “pionier” dhe “ekselencë teknologjike”.
Detajet e plota në lidhje me bombarduesin janë mbajtur të fshehta, dhe pothuajse asgjë nuk është zbuluar për aeroplanin.
Gjithashtu, as fotot e aeroplanit nuk janë zbuluar deri më tani – vetëm interpretimet artistike dhe një fotografi “ngacmuese” e lëshuar nga Northrup që tregon formën e B-21 të fshehur nën një mbulesë.
Aeroplani thuhet se përdor teknologjinë e paparë më parë për të shmangur zbulimin nga armiqtë dhe mund të jetë në gjendje të fluturojë me ose pa pilotë. /Telegrafi/