Telegrafi

SHBA-të, po humbin statusin si superfuqi financiare

Kriza globale bankare sipas do të sjellë ndryshime të thella në sistemin financiar botëror dhe do të frenojë zhvillimin e ekonomisë. "Bota nuk do të bëhet më siç ka qenë para krizës", tha Shtajnbryk të enjten në një deklaratë qeveritare para parlamentit.

Ai foli për një tërmet, si pasojë e të cilit SHBA-të do ta humbasin statusin e tyre si suëerfuqi e sistemit financiar botëror.

“SHBA-të duhet të pranojnë rregulla më strikte të kontrollit të tregut”.

Ministri gjerman i financave tha se kriza është amerikane dhe do ishte e pamençur nga ana e Gjermanisë të ofronte një plan ndihme si ai i Washingtonit për Wall Street.

“Kriza e tregut financiar është në radhë të parë një problem amerikan dhe shkaku i krizës është një ekzagjerim i "papërgjegjshëm" i parimit të tregut të lirë dhe të pafrenuar”, tha Shtajnbryku duke shtuar se "Ky sistem jo i rregulluar sa duhet po shkatërrohet".