Ushtria amerikane njoftoi të shtunën se do të përpiqet të gjejë shpejt elementët kryesorë të një balone vëzhguese kineze midis mbetjeve në brigjet e Karolinës së Jugut, pasi u rrëzua nga një aeroplan luftarak F-22.
“Kërkimi është duke vazhduar. Sa kohë do të duhet mbetet për t’u përcaktuar”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, duke shtuar se mbetjet ishin në ujëra relativisht të cekëta, transmeton Telegrafi.
Një zyrtar i lartë ushtarak tha se parashikon që rimontimi i balonit nuk do të marrë javë apo muaj, por do të lëvizë relativisht shpejt.
Ekspertët e sigurisë thanë se fluturimi i balonës vëzhguese kineze mbi Shtetet e Bashkuara, duket se sinjalizonte një taktikë më agresive spiunazhi sesa mbështetja në satelitë dhe vjedhja e sekreteve industriale dhe të mbrojtjes.
“Në një farë mënyre, është shumë amatoreske”, tha ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.
“A nuk kanë kamerat e tyre në satelitë rezolucion mjaft të lartë sa duhet, dhe për këtë dërgojnë balonë”, shtoi Bolton. /Telegrafi/
Another video of the shooting down of a Chinese "spy balloon". pic.twitter.com/uLPHz7YIJl
— NEXTA (@nexta_tv) February 4, 2023