Telegrafi

SHBA-të përkrahin procesin demokratik zgjedhor në Kosovë

"Zyra e SHBA-së në Prishtinë dëshiron të theksojë se Qeveria e SHBA-së fuqimisht përkrahë zgjedhjet demokratike në Kosovë, por nuk përkrah ndonjë kandidat apo parti të veçantë. Raportet mediale lidhur me praninë e ish-oficerit komandues të KFOR it amerikan, Earhart, në një tubim partiak, tregojnë se ai ishte aty në cilësi të personit privat, dhe assesi si përfaqësues zyrtar i Qeverisë së SHBA-së", thuhet në një komunikatë të Zyrës amerikane në Prishtinë.