Telegrafi

SHBA-të përkrahin Kosovën edhe në të ardhmen

Ministri Shala ka diskutuar me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit të Zyrës për Euroazi të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Smart për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e projekteve në sferën ekonomike.

Ministri Shala e ka njoftoi ate me arritjet e bëra në menaxhimin e projekteve kapitale, përmirësimin e balancit tregtar si dhe zbatimin e kushteve të programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërsa, në anën tjetër Christopher Smar, ka siguruar ministrin Shala për përkrahje dhe bashkëpunim edhe në ardhmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/