Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit gjyqësor, është takuar me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup, David Stivenson, shef i sektorit politiko-ekonomik, si edhe John T. McNeal, këshillëtar juridik.
Nga Këshilli gjyqësor bëjnë të ditur se në takim është biseduar për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve, si edhe për përgjegjësinë e të gjithë subjekteve në gjyqësi, përfshi gjykatësit dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor.
Delegacioni i Ambasadës ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore për zgjedhje të gjykatësve dhe për procedura disciplinore, si edhe për transparencë të Këshillit gjyqësor, duke ofruar mbështetje edhe të eskpertëve nga SHBA-të./Telegrafi/