Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i kërkon Turqisë të dorëzojë të gjithë provat kundër klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në ekzil në SHBA.
Qeveria e Turqisë indirekt e akuzon Gulenin si person që fshihet pas grushtit të djeshëm të shtetit.
Duke folur nga Luksemburgu, Kerry tha se SHBA-të nuk ka marrë asnjë kërkesë për ekstradimin e klerikut.
Në një deklaratë të bërë nga vetë Gulen, ky i fundit hedh poshtë që të ketë lidhje me ngjarjen duke shtuar se dënonte me forcë tentativat për grusht shteti në Turqi.