Site icon Telegrafi

SHBA-të nuk e kanë të caktuar datën e largimit nga Iraku

Gonzalo Gallegos, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, tha se gjithçka do të varet nga rrethanat në terren. Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, tha se pret tërheqjen e një pjese të trupave në kohën e përmirësimit të forcave lokale të sigurisë.

Udhëheqësit irakianë kanë thënë se do të refuzojnë çfarëdo pakti të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, i cili nuk e përcakton qartë kohën e largimit të forcave ushtarake të huaja të cilat udhëhiqen nga SHBA-të./INA/Telegrafi/

Exit mobile version