Telegrafi

SHBA-të, në kërkim të burimeve të reja të naftës

Çmimi i gazoilit ka nisur të zbresë, pas rekordeve historike të shënuara gjatë muajit korrik, duke u shndërruar edhe edhe në një temë kryesore gjatë zgjedhjeve presidenciale. Lejimi i më shumë shpimeve në bregdet është parë si një zgjidhje nga shumë amerikanë dhe politikanë.

“Shpo, zemra, shpo!” ishtë motoja e thirrur nga turma gjatë kësaj jave në Konventën Nacionale të Republikanëve.

Udhëheqësit demokratë e fuqizuan më tepër pozicionin e tyre gjatë pushimeve, pasi ndryshuan qëndrim lidhur me këtë çështje. Tani ata thonë se do të votojnë për të hapur zona shtesë shpimi në bregdete si një pjesë e një pakete energjetike.

Kandidati republikan për president, John McCain gjithashtu pohoi sërish të njëjtin qëndrim që ka pasur gjithmonë për sa u përket shpimeve në bregdete, por ai kërkom më shumë zbulime energjetike se sa kërkon Obama.

Në kujtim të Hurricn Gustav, i cili ka nxjerrë më shumë naftë në Gulf të Meksikës, Presidenti Bush urdhërori Kongresin të zgjeronte shpimet në det të hapur. “

Duhet që Kongresi të bëjë hapa para për të drejtuar pavarësinë tonë në naftën që vjen nga jashtë, dhe një mënyrë për ta bërë këtë, është që të na japë neve një shans për të eksploruar në rrugë miqësore në detet e hapura të Outer Continental Shelf”.

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino deklaroi të premten për reporterët se administrata dëshiron “Një mal me energji” nga Kongresi. Ora po kalon ndërsa ligjvënësit po planifikojnë për të përfunduar këtë punë në fund të shtatorit, për të garuar për zgjedhjet e nëntorit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi tha se këtë javë demokratët do të paraqesin ligjin për energjinë i cili mund të hapë disa zona në detë të hapur, ku mund të kryhen shpime.

“Pa taksa për shumë naftë”.

Gjashtëmbëdhjetë senatorë janë duke hartuar një ligj me compromise, i cili do të lejojë shpime në 50 milje në brigjet e Gjerogjisë, në Karolinën e Jugut dhe të Veriut dhe në Virxhinia, ndërsa po japin biliona dollarë për alternativat e energjisë dhe duke bërë përpjeke që të rriten taksat e kompanive për naftën.

Këto plane kompromisi po ndeshin kundërshtime të forta të Republikanëve, të cilët janë kundër ngritjes së taksave për kompanitë dhe duan më pak shpime në detë të hapur.

Perino tha se presidenti do një faturë energjie që lejon më shumë shpime në detë të hapur dhe që zhvillon fushat e naftës në perëndim.