Site icon Telegrafi

SHBA do të ndalojë importin e veturave elektrike kineze

Presidentit amerikan, Joe Biden, i është kërkuar të ndalojë importet e veturave elektrike kineze në SHBA.

Kjo pasi sipas kryetarit të Komitetit Bankar të Senatit, Sherrod Brown, “automjetet elektrike kineze janë një kërcënim ekzistencial për industrinë amerikane të automobilave”.

“Ne nuk mund ta lejojmë Kinën të sjellë mashtrimin e saj të mbështetur nga qeveria në industrinë amerikane të automobilave”, shtoi Brown.

Ndryshe, në shkurt Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të nis një hetim për të parë nëse veturat kineze paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ky veprim pason me shqetësimet e amerikanëve se teknologjia në veturat e prodhuara në Kinë mund të mbledhë një sasi të madhe të të dhënave të ndjeshme për drejtuesit dhe pasagjerët e tyre”.

Madje, thuhet se veturat që janë të lidhura me internet përdorin kamera dhe sensorë për të regjistruar informacione të detajuara mbi infrastrukturën amerikane dhe mund të çaktivizohen nga distanca.

Gjithashtu, presidentit Biden i është kërkuar që të ndalojë edhe fluturimet e reja midis SHBA-së dhe Kinës.

Këto dy fuqi ekonomike të mëdha botërore janë futur në një luftë tregtare që nga viti 2018 kur presidenti i atëhershëm Donald Trump vendosi tarifa për mallrat kineze dhe Pekini u hakmor duke vendosur tarifa për produktet amerikane.

Bëhet e ditur se vitin e kaluar vlera e mallrave që SHBA bleu nga Kina ra pak më shumë se 20 për qind. Në të njëjton kohë, edhe eksportet e SHBA-së në Kinë ranë për 4 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version