Këtë mbrëmë e lajmëroi Ministria e Tregtisë e SHBA-ve, pasi që sërish u shqyrtua periudha prej tre muajve në të cilën ekonomia amerikane për herë të parë jep rezultate pozitive.
Në katër tremujorëshat e kaluar, ekonomia amerikane shënonte rënie të pandërprerë, duke ërfshirë edhe atë prej 0.7 për qind në tremujorëshin e dytë.
Ndryshimi i tillë në shifra ndërlidhet me të dhënat e reja për rritje të deficitit tregtar dhe shpenzimet më të vogla në konsumin.