Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së Greg Delawie dhe James Hope, drejtor i USAID-it për Kosovë, të cilët i ka njoftuar me gjendjen në sektorin e ambientit dhe për prioritetet e saj.
Reshitaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që SHBA ka dhënë në shtet-ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ndërsa, ambasadori Delawie tha se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.
Ministrja Reshitaj shprehu gatishmërinë e saj për të përmbushur të gjitha obligimet e ministrisë që ajo udhëheq në realizimin efikas të projekteve që SHBA përkrahin në Kosovë.