Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të premten se SHBA do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut dhe shtatë vende të tjera duke filluar nga e hëna për shkak të variantit të ri të coronavirusit.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, duke vepruar sipas këshillave të ekspertit të sëmundjeve infektive, Anthony Fauci dhe të CDC, administrata Biden do të kufizojë udhëtimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.
Vendimi për të kufizuar udhëtimin vjen pasi qeveria federale është ende duke u përpjekur të mësojë më shumë rreth variantit të ri.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se mutacioni i ri i coronavirusit është “variant shqetësues”.
Varianti, me emrin Omicron, u raportua për herë të parë në OBSH nga Afrika e Jugut më 24 nëntor. /Telegrafi/