Telegrafi

SHBA-të kanë humbur 61 miliardë dollarë

Qeveria ka humbur më shumë se 30 miliardë dollarë në shpëtimin e kompanisë së sigurimeve “AIG”, njoftoi Ministria. Qeveria 30 miliardë dollarët tjera i ka investuar duke u ndihmuar gjigantëve automobilistik Krajsler dhe Xheneral Motors.
Ministria njoftoi se mjetet janë fituar nga programi i ashtuquajtur për shpëtimin e bankave. Fitimi nga kamatat e parave të huazuara nga bankat do t’u sjell autoriteteve tatimore 19.5 miliardë dollarë.
Ekspertët vlerësojnë se humbja e përgjithshme e shtetit do të jetë rreth 141 miliardë dollarë ose 200 miliardë dollarë më pak se sa që planifikohej.
Fondi për shpëtim edhe më tej është i domosdoshëm, që të parandalohen dridhjet e mëtutjeshme në sistemin banker, konsideron ministri i Financave i SHBA-ve Timoti Gejter.