Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mposhtën Serbinë në turin e parë të turneut olimpik me rezultat 110:84 dhe kështu nisën në mënyrën më të mirë kërkimin e medaljes së artë.
Pa një nisje jo aq të mirë, ku rezultati ishte (10:2), SHBA-të u kthyen në lojë dhe që atëherë në parket ishte vetëm ata, duke e fituar edhe çerekun e parë me pesë pikë epërsi.
Kështu, pjesa e parë u mbyll me rezultat 58:49 për Amerikën, por ajo çfarë ndodhi pastaj, ishte një dominim i vërtetë.
Në çerekun e tretë, SHBA-të intensifikuan edhe më shumë sulmet dhe praktikisht zgjidhën çështjen e fituesit, pasi në çerekun e fundit u futën me 19 pikë epërsi.
Amerikanët deri në fund të ndeshjes nuk i lanë asgjë fatit dhe vulosi një fitore të sigurt dhe bindëse në të cilën shënuan mbi 100 pikë.
Game One, Game Won
🇺🇸 #USABMNT x #Paris2024 #Basketball pic.twitter.com/K2gru3J1X9
— USA Basketball (@usabasketball) July 28, 2024
Më i miri për SHBA-të ishte Kevin Durant me 23 pikë. LeBron James shënoi 21 pikë, ndërsa Jrue Holiday 15.
Në turin e dytë SHBA-të do të luajë kundër Sudanit të Jugut, që në raundin e parë mundën Porto Rikon.
Ndeshjet e xhiros së dytë janë planifikuar për të mërkurën. /Telegrafi/