Telegrafi

SHBA-të do ti mbështesin institucionet e Kosovës

Ministri i Financave Avdullahu Hoti është takuar sot me ambasadoren e amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Ministri Hoti e falënderoi ambasadoren Jacobson për vizitën dhe gjithashtu për mbështetjen e përhershme dhe të pa kursyer të SHBA-së dhënë Kosovës dhe në veçanti Ministrisë së Financave.

Ai shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të thellojë bashkëpunimin edhe më tej.

Ndërsa, Ambasadorja Jacobson shprehi gatishmërinë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për institucionet e Kosovës. /Telegrafi/