Site icon Telegrafi

SHBA-të dhurojnë pajisje për Ministrinë e Punëve të Brendshme

Në një ceremoni rasti ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada e SHBA-ve, përmes ICITAP/INL.

“Përveç tri veturave të përdorura, të cilat do t’i ndahen IPK-së, AKF-së, në listën e pajisjeve të dhuruara janë dhjetëra kompjuterë dhe orendi për zyrë.

Qëllimi i dhurimit të këtyre pajisjeve është që t’u ndihmohet agjencive pranuese për operim të përditshëm ne terren, krijimin e një laboratori për mësimin e gjuhës angleze dhe përmirësimin e ambientit dhe kushteve të tyre të punës”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast, ministri Mustafa e falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për mbështetje të vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve te organeve ligj zbatuese.

Drejtoresha e INL-it për Kosovë,  Tracy Whittington si dhe Menaxherja e Programit të ICITAP-it/Departamenti i Drejtësisë, Kimberly Riffe ri-konfirmuan vazhdimin e mbështetjes për MPB-në, në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version