Telegrafi

SHBA-të dhe UBS me marrëveshje për llogaritë bankare

Dy qeveritë e konfirmuan marrëveshjen dhe më vonë do të firmosin variantin përfundimtar të marrëveshjes, lajmëroi një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-ve. Detaje nga Marrëveshja tani për tani nuk lajmërohen.

Ministria amerikane e Drejtësisë nisi procedurë kundër UBS-së në shkurt të këtij viti, duke e akuzuar bankën më të madhe zvicrane për ndihmën që ua jep shtetasve amerikanë në fshehjen e të ardhurave.

UBS u pajtua që të paguajë 780 milionë dollarë, për të evituar hetim të madh në veprimtarinë e saj nga organet rregullatore amerikane dhe t`i zbulojë informatat për mbi 250 llogari.