Site icon Telegrafi

SHBA-të i dhanë sinjal rusëve se po sulmonin Sirinë, por nuk kërkuan aprovimin e tyre! (Foto/Video)

Rusia ka marrë sinjale se SHBA-të po nisnin një sulm ajror në një bazë ajrore siriane rreth 30 minuta para fillimit të tyre, sipas një ambasadori rus në OKB, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmet amerikane në Siri, pamje që tregojnë nisjen e raketave Tomahawk nga Mesdheu (Video)

Po sipas medieve të huaja, ushtria amerikane ka gjuajtur më shumë se 50 raketa Tomahawk në aeroportin ushtarak të al-Shayrat pranë Homs, të enjten, ndërsa presidenti Donald Trump po priste në takim presidentin kinez Xi Jinping në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Florida.

Gjithashtu, sipas Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, ushtria ruse, e cila ka në terren trupat e saj në Siri, si dhe një flotë, ka marrë një ‘paralajmërim’.

Por asnjë kontakt i drejtpërdrejtë nuk është bërë në mes administratës Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, që sipas Tillerson ata nuk “kishin nevojë” për një miratim nga Moska.

Tillerson madje ka thënë edhe disa fjalë të ashpra duke thënë se Rusia ishte ‘bashkëfajtor’ në sulmin me gaz kimik të martën, nga i cili mbetën të vdekur më shumë se 80 njerëz.

Tillerson përmendi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2013, sipas së cilës i bëhej thirrje qeverisë siriane për të dorëzuar armët kimike nën mbikëqyrjen e qeverisë ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version