Shtetet e Bashkuara kanë filluar t’i dërgojnë gjashtë bombarduesit e tyre strategjik të tipit B-52 në bazën ajrore në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian, kjo për shkak të rritjes së tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani, shkruan Fox News.
Si raportohet, bombarduesit janë vërejtur duke fluturuar nga baza ajrore Baxdail në Louisiana. E sipas të dhënave që i posedon ky televizion amerikan, baza ajrore gjendet rreth 3,700 kilometra në jug të kufirit me Iranin. Më saktësisht ishulli Diego Garcia gjendet jashtë rrezes së raketave iraniane, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Wall Street Journal, shkruan se Pentagoni do t’i dërgojë 200 ushtarë shtesë nga baza në Vinchenzo dhe gjashtë aeroplanë bombardues B-52. Me këtë veprim numri i ushtarëve amerikanë në Lindje të Mesme do të kalojë mbi 80 mijë.
Situata në Lindje të Mesme ka eskaluar pasi që komandanti i njësisë elitare të Iranit, Quds pranë Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani u vra në sulmin ajror në aeroportin e Bagdadit në Irak.
Iraku tashmë ka kërkuar nga Washingtonit që të tërheq trupat e saj nga Lindja e Mesme. /Telegrafi/