Nënsekretari i shtetit amerikan për Çështje Politike, Thomas Shannon ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara do të përdornin veton e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë rus e Su-30 për Iranin.
“Ne do të bllokonim miratimin e avionëve luftarakë,” ka thënë ai në një seancë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, të Senatit të SHBA-ve, duke vënë në dijeni se çdo shitje e tillë kërkon miratimin e Këshillit të Sigurimit.