SHBA-ja ka regjistruar 13 milionë të prekur nga coronavirusi si dhe 268 mijë viktima që nga shpërthimi i pandemisë.
Ekspertët kanë deklaruar se numri i rasteve mund të rritet pas festës së Falënderimeve dhe ngarkesave nëpër aeroporte.
SHBA është njëherësh zona më e goditur rëndë nga pandemia e coronavirusit.
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se pandemia nuk do të përfundojë derisa “shumica dërrmuese” e njerëzve në SHBA të vaksinohen.
Gjatë ditës së djeshme kompania amerikane Moderna njoftoi se ka kërkuar autorizim nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave për përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/