Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thonë se Koreja e Veriut është përgjegjëse direkte për përhapjen e malware-it “WannaCry” që ka prekur biznese dhe institucione në mbarë botën gjatë vitit 2017, shkruan Telegrafi.
Sulmi thuhet se ka prekur mbi 15 vende të botës duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Ishte Thomas Bosert, ndihmësi i Presidentit Donald Trump, që i bëri akuzat në drejtim Koresë së Veriut.
“Koreja e Veriut duhet të vihet përballë përgjegjësisë dhe se Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin”, tha Bosert.
Në muajin maj kompjuterët “Windows” u sulmuan dhe përdoruesve të tyre u kërkohej të kryenin një pagesë për të rikthyer të dhënat e bllokuara. /Telegrafi/