Site icon Telegrafi

SHBA: Sulmi në Siri, sinjal i fuqishëm për mbarë botën

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar se sulmi me raketa në bazën në Siri ka qenë i drejtuar ndaj regjimit të Asadit.

“Hapi që kemi bërë sigurisht është kundër regjimit të Asadit. Mendoj se dërguam porosi mjaft të qartë”, tha Spicer para gazetarëve në Washington.

Ai theksoi se presidenti amerikan Donald Trump është shumë i vetëdijshëm se regjimi i Asadit përdor armë kimike në Siri.

Gjithashtu theksoi se një kohë të gjatë me kujdes kanë vëzhguar se çfarë po ndodh në këtë vend dhe se, siç tha, mbrëmë bënë hapin konkret.

“Ky sulm ishte vendimtar, legjitim dhe në proporcion. Dërguam sinjal të fuqishëm, jo vetëm në Siri, por edhe në mbarë botën”, tha Spicer.

Ai po ashtu theksoi se SHBA-të janë veçmas të ndjeshëm në përdorimin e armëve kimike. Sipas tij, para sulmeve nuk kanë pasur kurrfarë bisedimesh politike dhe diplomatike me përfaqësuesit e Rusisë.

Ai theksoi se sulmi me raketa nuk është në kundërshtim me qëndrimet e Tumpit “Amerika e para”, duke shtuar se sulmi është kryer fillimisht për arsye humaniste.

Baza ajrore Shajrat u qëllua me 59 raketa Tomahawk, ku raketat u lëshuan nga anijet amerikane në rreze veprimi mbi bazën, raporton Anadolu Agency.

Exit mobile version