Telegrafi

SHBA: Sulmeve kompjuterike do t’i përgjigjemi me luftë?

Strategjia e parë zyrtare e Pentagonit për kibernetikën, pjesë të së cilës pritet që së shpejti të bëhen publike gjatë muajit të ardhshëm, paraqesin një ndryshim nga hapat e kaluar të cilat i ka marrë shteti amerikan ndaj atyre që kërcënojnë sistemin e saj kompjuterik, të cilët mund ta kërcënojnë seriozisht sistemin e reaktorëve nuklear, tunelet nën-tokësore, apo gypat nën-tokësor.

Një pjesë e kësaj strategjie është bërë që t’i paralajmërojë të gjithë ata që mund ta sulmojnë sistemin amerikan të mbrojtjes, se SHBA do të përgjigjet me forcë tradicionale ushtarake ndaj vendeve që e rrezikojnë atë. / Telegrafi /