Site icon Telegrafi

SHBA, shtrëngohen masat për blerjen e një arme

Kongresi amerikan miratoi një marrëveshje të re, shumë shtrënguese, për sa i përket përdorimit dhe shitjeve të armëve të zjarrit te qytetarët amerikanë.

Ligji zgjat periudhën e nevojshme për kontrollin se kush i blen armët, nga tre ditë që parashikohet, në 10 ditë.

Kjo është një kohë gjatë së cilës Byroja Federale e Hetimit (FBI), mund të kontrollojë nëse blerësit kanë një dosje penale ose vuajnë nga çrregullime mendore.

Ligji duhet të kalojë në Senat, që ka një shumicë republikane, për të marrë formë në mënyrë definitive. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version