Site icon Telegrafi

SHBA shpall ‘veprimin më të fortë global deri më tani’ për sigurinë në raport me Inteligjencën Artificiale

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ato që po i quan “veprimet më domethënëse të ndërmarra ndonjëherë nga çdo qeveri për të avancuar fushën e sigurisë së Inteligjencës Artificiale”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një urdhër ekzekutiv nga presidenti Joe Biden kërkon që zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale (AI) të ndajnë rezultatet e sigurisë me qeverinë amerikane.

Ai e vendos SHBA-në në qendër të debatit global mbi qeverisjen e AI.

Ndërkohë Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po zhvillon këtë javë një samit mbi sigurinë e AI, të organizuar nga kryeministri Rishi Sunak.

Takimi dyditor fillon më 1 nëntor në Bletchley Park.

Ai thuhet se është nxitur nga shqetësimet se përparimi i shpejtë i sistemeve të AI mund të çojë në probleme të tilla si zhvillimi i bio-armëve më vdekjeprurëse dhe sulme kibernetike më paralizuese.

Duke shpallur masat e sigurisë, Biden u zotua të “shfrytëzojë fuqinë e AI duke i mbajtur amerikanët të sigurt”. /Telegrafi/

Exit mobile version