Site icon Telegrafi

SHBA shpall urgjencën shëndetësore kombëtare vetëm disa orë pasi 195 amerikanë futen në karantinë

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një urgjencë kombëtare të shëndetit publik mbi shpërthimin e coronavirusit, pasi qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë futur në karantinë 195 amerikanë që u evakuuan nga Wuhan.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të zbatojë masa të përkohshme për të rritur aftësitë tona për të zbuluar dhe përmbajtur coronavirusin në mënyrë proaktive dhe agresive”, tha një anëtar i grupit që ka formuar Donald Trump për të vëzhguar situatën e coronavirusit në SHBA, transmeton Telegrafi.

Vendimi për të ngritur atë alarm erdhi vetëm disa orë pasi ata 195 persona u evakuuan, në një urdhër të rrallë të detyrueshëm për amerikanët që nuk është lëshuar në më shumë se 50 vjet.

Sëmundja, deri më tani, ka infektuar afërsisht 10,000 njerëz në të gjithë botën, dhe është duke u rritur numri ende sipas rezultateve që po dalin në çdo moment.

“Ndërsa ne e kuptojmë se ky është një veprim i paparë, ne po përballemi me një kërcënim të paparë të shëndetit publik”, tha Dr Nancy Messonnier, drejtori për Qendrën Kombëtare për Imunizimin dhe Sëmundjet e frymëmarrjes, në një konferencë të premten. /Telegrafi/

Exit mobile version