Telegrafi

SHBA shkatërron edhe Venezuelën (Foto/Video)

Tjetër paraqitjeve fantastike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në basketbollin e meshkujve.

‘Dream Team’ fitoi me një lehtësi të jashtëzakonshme edhe ndeshjen e dytë në Olimpiadën e Rio de Janieros duke blinduar vendin e parë në Grupin A.

Pas triumfit ndaj Kinës skuadra e trajnerit Mike Kryzyzewski kaloi me shifrat e thella 113-69 Venezuelën. 44 pikë avantazh në fund të sfides që tregoi edhe tjetër diferencat që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrat e tjera. Vetëm në periodën e parë rezistoi Venezuela pasi ky fraksion loje u mbyll në barazim 18-18. Më pas në parket kishte vetëm një skuadër dhe ajo ishte ‘Dream Team’-i amerikan që e shpartalloi kundërshtarin nga Amerika e Jugut në çdo aspekt.

Pikëshënuesi më i mirë i sfidës për skuadrën e Kryzyzewskit ishte basketbollisti i Indiana Pacers, Paul George me 20 pikë të realizuara i ndjekur nga Jimmy Butler, Kevin Durant dhe Carmelo Antony, transmeton SuperSport.

Ky i fundit realizoi në total 14 pikë të cilat e ngjitën në vendin e 3-t Melon përsa i përket basketbollistëve amerikanë që kanë shënuar më shumë pikë në Lojrat Olimpike. Përpara tij tashmë janë vetëm David Robison me 8 pikë më shumë dhe Lebron James me 11 pikë më tepër.

Kalimi i grupit është pothuajse i sigurtë për amerikanët pas suksesit ndaj Venezuelës por nëse vazhdon me këto ritme Dream Team me siguri do të bëjë të sajën medaljen e tretë të Artë rradhazi. Në dy sfidat e tjera të grupit A kishte festë për Francën dhe Australinë që mposhtën respektivisht Kinën dhe Serbinë.

https://www.youtube.com/watch?v=FIS-Hglrs8k